KRYEFAQJA » LAJME » Berisha: Vettingu i Ramës ka dështuar
Berisha: Vettingu i Ramës ka dështuar

Berisha: Vettingu i Ramës ka dështuar

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur me me ironi sulmeve të kryeministrit Rama ndaj opozitës, ndërsa e ka akuzuar se po e çon Reformën në Drejtësi drejt dështimit. Sipas tij “vetting-u i Edi Ramës është vetëm nepotizëm dhe lidhje me krimin”. Zoti Berisha ju referua lajmeve që Gjykata e Strasburgut nuk ka pranuar disa kandidatura nga Shqipëria, për të nxjerrë konkluzionin se ligji për vettingun ka dështuar.  “Vettingun tënd e hodhi në kosh të plehrave Venecia, vettingu yt me tre kandidaturat përfaqësuese të kombit dhe vendit, i hodhi Venecia në kosh të plehrave” tha zoti Berisha. Sipas ish kryeministrit “reformën e pengojnë sot sarajet e Surrelit”, “sepse ka frikë dhe tmerr se nuk justifikon dot vilën që ka, për të cilën thotë se e ka blerë me 1 euro metri katror”.