KRYEFAQJA » LAJME » Replika mes Berishës dhe Ramës sot në parlament

Replika mes Berishës dhe Ramës sot në parlament

Seanca parlamentare e të enjtes ka nisur me këmbënguljen e opozitës për futjen në rend të ditës të çështjes së zhvillimit të një referendumi të përgjithshëm për importin e mbetjeve.

Përkundër kësaj kërkese, kryeministri Edi Rama ka thënë se kazani që duhet pastruar nga plehrat është ai i drejtësisë. Por sipas kreut të qeverisë, vota e PD-së është një votë hipokrite pasi nga njëra anë ka rënë dakort për ligjin për SPAK-un dhe nga ana tjetër ka çuar në Kushtetuese ligjin për Vettingun.

Gjatë fjalës së Ramës, nuk kanë munguar edhe batutat me ish-kryeministrin Berisha.

Berisha nga ana e tij ka dhënë garanci se asgjë nuk do e pengojë reformën në drejtësi por se vettingu që do Rama është ai i nepotizmit dhe krimit. Por për kryeministrin Rama, Partia Demokratike i ka shpallur luftë reformës në drejtësi.