KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Berlin: Ekspozitë për përkujtimin e shkatërrimit hebre
Berlin: Ekspozitë për përkujtimin e shkatërrimit hebre

Berlin: Ekspozitë për përkujtimin e shkatërrimit hebre

Njëqin vepra arti të bëra nga burra dhe gra të burgosur në kampet e përqëndrimit, të rrethuar nëpër lagje të posaçme ose të shfrytëzuar në kampet e punës, u ekspozuan në Deutsches Historische Museum të Berlinit.

“Pas këtyre veprave fshihen shumë fate”, tha presidenti i muzeut Alexander Koch, “persona, emra që janë harruar”. Pikturat, që janë bërë ndërmjet viteve 1939 dhe 1945, janë pjesë e koleksionit të Entit Kombëtar për Kujtimin e shkatërrimit (Shoah Yad Vashem).

Shumë nga artistët nuk kanë dalë gjallë nga kampet e përqëndrimit. Skicimet dhe pikturat dokumentojnë egërsinë e jetës në kampe, portretizojnë fytyrat e të burgosurve ose përfaqësojnë skena të përfytëruara si pejsazhe në det, një ëndërr ikjeje nga dhuna naziste e atyre viteve.

Në përurimin e ekspozitës The Art of The Holocaust ka marrë pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e cila takoi të vetmen artiste që jeton, Nelly Toll. Dy pikturat me bojra uji i bëri në vitin 1943 kur ishte gjashtë vjeçe ndërsa fshihej së bashku me nënën e saj në një dhomë pranë një familjeje të krishterë në Poloninë e Pushtuar nga nazistët.