KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Berluskoni, ndërhyrje kirurgjikale në zemër
berlusconi

Berluskoni, ndërhyrje kirurgjikale në zemër

Silvio Berluskoni do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në zemër nga mesi i javës së ardhshme. Lajmi është bërë i ditur nga mjeku i tij personal, Alberto Zangrillo, i cili tha se kreut të Partisë Forca Italia do t’i zëvendësohet një valvul e dëmtuar në aortën e zemrës. Në një konferencë për shtyp nga spitali “San Raffaele” në Milano, ku ndodhet i shtruar prej dy ditësh Berluskoni, Zangrillo tha se ndërhyrja është e nevojshme për të evituar rrezikun dhe pas një muaji ish-Kryeministri do të kthehet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai shpjegoi se kavalieri ka kaluar një rrezik të lartë për atak kardiak teksa rrisku i vdekjes gjatë ndërhyrjes është rreth 2 %.