KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Berluskoni, nesër në operacionin që do të zgjasë 4 orë
berlusconi

Berluskoni, nesër në operacionin që do të zgjasë 4 orë

Asnjë stres, asnjë vizitë jashtë familjes dhe miqve më të afërt, në pritje të ndërhyrjes në zemër për të vendosur një valvul të re në aortën e Kavalierit. Operacioni do të nisë të martën në orën 8 të mëngjesit dhe pritet të zgjasë 4 orë i monitoruar nga mjeku i tij i besuar, Alberto Zangrilio. Ndërkaq, i vetmi lëshim që i është bërë Berluskonit nga mjekët është një drekë me avokatin, Nikolo Gedini, vajzën e tij të madhe, Marina, dhe djalin Luixhi, së bashku me të fejuarën e tij. Për pjesën tjetër, ish-kryeministri i Italisë dhe lideri i “Forca Italias”, i cili gjendet i shtruar në spitalin “San Raffaele”, që prej një jave, pas një parainfarkti, 79-vjeçari është ne izolim total. Vetë Berluskoni, përmes një letre për mediat, pranoi dy ditë më parë se ai po e pret i qetë operacionin dhe se jetën e tij ia ka lënë në dorë mjekëve dhe Zotit. Ndërhyrja në zemër u pa e domosdoshme pas kryerjes së testimeve mjekësore në një prej klinikave të kryeqytetit italian, që edhe pse zëdhënësja e partisë së manjatit të medias tha se nuk ekziston asnjë rrezik, mjekët italianë theksuan se do të jetë një operacion jo i lehtë pas gjendjes së kaluar që mund t’i kishte marrë jetën.