KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Berluskoni probleme me zemrën, shtrohet në spital

Berluskoni probleme me zemrën, shtrohet në spital

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është shtruar në spital në Milano për shkak të problemeve me zemrën. Një zëdhënëse e partisë së tij ka thënë se gjendja e Berlusconit nuk është e rëndë. Berlusconi, 79 vjeç, lider i qendrës së djathtë, ka qenë kryeministër katër herë. Spitali San Raffaele ka thënë përmes një deklarate se shtrimi në spital ishte i nevojshëm, për shkak të problemeve kardiake.