KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » BERZH 218 milion euro për KESH
Energjitikë, Berisha replikon me Gjiknurin

BERZH 218 milion euro për KESH

Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) i ka akorduar KESH një kredi në vlerë 218 milionë euro. Marrëveshja përkatëse është nëshkruar të premten në Tiranë. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se kjo shumë do të shkojë për ristrukturimin e sektorit elektronergjitik, i cili sot ka shënuar një kthesë suksesi duke përformuar pozitivisht në buxhetin dhe ekonominë e vendit. Sipas tij, kjo situatë e përmirësuar vjen pasi një periudhe borxhesh të thella që u trashëguan nga qeverisja e PD në këtë sektor. Zoti Ahmetaj tha se kemi të bëjmë me një ristrukturim, i cili synon që, për një periudhë 15-vjeçare të paguhen interesat dhe principali, duke çliruar në të njëjtën kohë fondet e ngrira nga buxheti i shtetit si garanci qeveritare, për t’i dhënë një zhvillim të mëtejshëm sistemit elektroenergjitik shqiptar.
Një ditë më parë në parlamentin shqiptar pati një përplasje mes ish kryeministrit Berisha dhe ministrit të energjitikës Gjiknuri. Zoti Berisha akuzoi qeverinë aktuale se po e shkatërron sistemin energjitik, por zoti Gjiknuri ju përgjigj se tashmë energjitika shqiptare është ringritur dhe po performon pozitivisht. Që nga fillimi i bashkëpunimit me Shqipërinë BERZH ka investuar rreth 1 miliardë euro në 70 projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.