KRYEFAQJA » LAJME » BERZH: Rritja ekonomike në Shqipëri pritet të jete 3.3% në 2016 dhe 3.5% në 2017

BERZH: Rritja ekonomike në Shqipëri pritet të jete 3.3% në 2016 dhe 3.5% në 2017

Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2016 parashikohet të jetë 3.3 përqind, bën të ditur një raport i fundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Sipas raportit rritja gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2016 ka ardhur si rrjedhoje e investimeve si dhe eksportet neto. Një problem që verehet në këtë raport është edhe ulja e normës se interesit nga Banka Qendrore në 1.25 për qind. Buxheti 2016 synon për një suficit primar prej 0.3 për qind të PBB-së. Shpenzimet qeveritare kanë qenë relativisht të frenuara në vitet e fundit dhe pritet të mbeten të tilla, teksa qeveria vazhdon një politikë të kujdesshme fiskale në linjë me qëllimin e programit të FMN-së.
Ndërsa për vitin 2017, raporti i BERZHit jep një rritje ekonomike me përshpejtim duke e çuar në 3.5 përqind. BERZH pret që rritja të jetë e orientuar nga investimet, teksa TAP do të hyjë në fazën e plotë të investimit në 2016-2017, me një investim total prej rreth 1.5 përqjnd të PBB-së në vit për secilin vit.
Në raportin e BERZH, rajoni i Europa Juglindore, si i tërë, është në rritje. Greqia po merr kthesë në sajë të një sezoni të mbarë turizmi dhe rritjes së besimit të bizneseve. Serbia dhe Rumania po rriten mbi mesataren, ndërsa Maqedonia është ndikuar negativisht nga një krizë politike.