KRYEFAQJA » LAJME » Besëlidhja-Burreli sot drejtpërdrejt në TVSH
beselidhja, burreli, futboll, sport

Besëlidhja-Burreli sot drejtpërdrejt në TVSH

Me takimin midis Besëlidhjes dhe Burrelit, që do të luhet sot në Lezhë, ul siparin java e 17-të e Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Kjo javë e ka luajtur të premten ndeshjen e parë të, ku, në kuadër të grupit B, Sopoti është mundur 0-3 nga Bylisi. Ndërkaq, një nga ndeshjet më të spikatura të grupit B ka qenë ajo u luajt pasdreke në Stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, midis Apolonisë dhe Lushnjës, dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Ky derbi i Myzeqesë spikati për faktin se u gjykua nga 4-she gjyqtarësh nga Malta, në kuadër të një marrëveshjeje bashkëpunimi midis Federatave të Futbollit të dy vendeve. Dhe janë miqtë që kanë fituar me rezultatin 2-0, me nga një gol të shënuar për secilën pjesë loje. Transmetimet sportive vijojn në Rrjetin e RTSH-së do të vijojnë edhe të sot, pasi, duke nisur nga 14:00, në TVSH do të vijë ndeshja e fundit e Kategorisë së Parë, midis Besëlidhjes dhe Burrelit, e vlefshme për grupin A.