KRYEFAQJA » LAJME » BESËLIDHJA MUND BESËN 2-0, RUAN HAPIN ME KREUN

BESËLIDHJA MUND BESËN 2-0, RUAN HAPIN ME KREUN

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka ngritur sot siparin e javës së saj të 10-të në grupin A dhe Besëlidhja ka mposhtur në shtëpi Besën me rezultatin 2-0. Kjo ndeshje, që u luajt në Lezhë dhe u soll sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, u vendos nga dy gola të shënuar për vendasit, nga një për secilën pjesë loje. Lezhjanët, të cilët e patën rrezikuar portën e miqve në minutat e para, ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 13-të, kur një harkim i bukur është kthyer në rrjetë nga një goditje me kokë e kapitenit Dritan Smajljaj. Besa është e pafuqishme për të reaguar dhe pjesa e parë mbyllet me epërsinë minimale të miqve. Në pjesën e dytë, protagonist është sërish kapiteni 35-vjeçar i vendasve, i cili do të japë pasimin e fundit për Dibrën, i cili e kthen topin në rrjetë për golin e dytë të Besëlidhjes. Lezhjanët fitojnë kështu me rezultatin 2-0 dhe vazhdon të ruajë hapin me kryesuesen e grupit A të Kategorisë së Parë, Kamzën, tanimë në kuotën e 21 pikëve.