KRYEFAQJA » LAJME » Beshiktashi dhe Skënderbeu në luftë për kualifikim
Beshiktashi dhe Skënderbeu në luftë për kualifikim

Beshiktashi dhe Skënderbeu në luftë për kualifikim

Ka edhe dy ndeshje që të përfundojë fazave e grupeve, dhe gjithçka mbetet për t’u vendosur në Grupin H të Ligës së Europës. Në stadiumin Olimpik Ataturk në orën 19:00 përballen Beshiktashi vendas dhe Skënderbeu, dy skuadra që kanë akoma mundësi për t’u kualifikuar në turin pasardhës. Për korçarët rruga e kualifikimit është në ngjitje pasi ata janë në ve ndn e fundit në grup.

Skuadra Şenol Güneş, e para në kampionatin turk, vjen në këtë ndeshje si pretendente për fitore. Pas tre barazimeve radhazi në grup, Beshiktashi ka nevojë për një fitore për që të lëshohet drejt vendit të parë duke përfituar nga ndeshja direkte që luhet në Moskë ndërmjet Lokomotivës dhe Sportingut të Lisbonës. Skuadra e Stambollit do të udhëheqet nga Mario Gomez.

Skuadra e Mirel Josës ndodhet në vendin e dytë të Kategorisë Superiore dhe është katër pikë larg vendit të parë, Partizanit. Korçarët nuk janë në Stamboll me qëllim për të vparë qytetin por në kërkim të fitores së dytë në grup, e cila mund ta dergoje nga vendi i katërt në të dytin. Skënderbeu do të udhëhiqet nga Sabien Lilaj, autori i dy golave në ndeshjen e fundit kundër Sportingut në Elbasan Arena ku korçarët fituan 3-0.

Ja dhe formacionet e mundshme:

Beshiktash (4-2-3-1): Zengin; Beck, Rhodolfo, Gulum, Koybasi; Hutchinson, Sosa; Tore, Ozyakup, Sahan; Gomez. Trajner: Şenol Güneş.

Skënderbeu (4-1-4-1): Shehi; Ademir, Radas, Jashanica, Abazi; Nimaga; Lilaj, Esquerdinha, Latifi, Berisha; Olayinka. Trajner: Mirel Josa.