KRYEFAQJA » LAJME » Beshiktashi mund 2-0 Skënderbeun që eliminohet
Beshiktashi mund 2-0 Skënderbeun që eliminohet

Beshiktashi mund 2-0 Skënderbeun që eliminohet

Skënderbeu mundet 2-0 në Stamboll dhe vulos vendin e fundit në klasifikim. Korçarët edhe pse zhvilluan një ndeshje të mirë e humbën atë duke arkivuar kështu humbjen e katërt në grup dhe eliminimin nga Liga e Europës.

Ndeshja filloi e shpejtë dhe djemtë korçarë rrezikojnë në minutën e 10-të me anë të Berishës por pret Zengin. Edhe Salihi bën një gjuajtje në minutën ë 12 por topi dil jashtë. Beshiktashi ndjehet nën presionin korçar në 30 minutat e para. Në minutën e 35-të me anë të një krosimi nga e majta Koybasi e dërgon topin tek Tosun i cili shënon me kokë, 1-0. Korçarët kerkojnë të kundërpërgjigjen por pa rezultat.

Në pjesën e dytë Skënderbeu këmngul në kërkimin e golit të barazimit. Në minutën e 52-të Latifi gjuan me kokë por Zengin e shtyn topin në goditje këndi. Në minutën e 70-të sulmojnë vendasit, Tosun gjuan por nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës. Por goli i dytë nuk vonon shume. Në minutën e 78-të Quaresma jep një top për Tosun dhe këtë radhë ai nuk gabon, 2-0.

Kështu Beshiktashi merr tre pikë të rëndësishme dhe e sheh veten në vendin e parë me 9 pikë. Lokomotiva që humbi në shtëpi 4-2 me Sportingun e Lisbonës ndodhet në vendin e dytë me 8 pikë. Sportingu në vendin e tretë me 7 pikë dhe Skënderbeu në të katërtin me 3 pikë.

Gara për kualifikim bëhet shumë interesante pasi me 10 dhjetor përballë njëra tjetres do të jenë Sportingu i Lisbonës dhe Beshiktashi dhe Skënderbeu do të presë në Elbasan Arena, për ndeshjen e fundit të kësaj aventure europiane Lokomotivën e Moskës.