KRYEFAQJA » LAJME » Besimtarët katolik kremtojnë ringjalljen e krishtit
Besimtarët katolik kremtojnë ringjalljen e krishtit

Besimtarët katolik kremtojnë ringjalljen e krishtit

Qindra besimtarë katolikë i janë drejtuar katedrales së Shën Palit në kryeqytet për të kremtuar ringjalljen e Krishtit. Mesha e shenjtë e pashkës katolike zgjati deri pas mesnate. Të gjithë besimtarët janë bashkuar për të uruar ringjalljen e Jezu Krishtit duke dhënë mesazhe shprese e dashurie.  Të njejtat mesazhe ndau në fjalën e tij edhe imzot Xhorxh Frendo, i cili drejtoi meshën e shenjtë të pashkës në kryeqytet.
Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të katolikeve. Besimtarët risjellin në vëmendje ngjarjen e madhe të ringjalljes së Jezusit tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. Të gjitha ritet finalizohen këtë të dielë, qe njihet ndryshe dhe si e dita e shenjtë e Pashkës.