KRYEFAQJA » LAJME » Beslidhja eliminon Partizanin në turin e dytë
Beslidhja eliminon Partizanin në turin e dytë

Beslidhja eliminon Partizanin në turin e dytë

U luajtën sot të gjitha ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2016-2017. Në këto ndeshje spikati eliminimi i Partizanit nga Beslidhja në Grupin B, Skënderbeu ktheu humbjen në ndeshjen e parë në fitore të pastër dhe Laçi u kualifikua pas atij barazimi në ndeshjen e parë në Grupin A. Në Grupin B, Teuta arriti ta kthejë humbjen e ndeshjes së parë në kualifikim edhe Flamurtari e ktheu barazimin e ndeshjes së parë në kualifikim. Ja një pasqyrë e plotë e rezultateve përfundimtare të këtij turi:

Grupi A

Skënderbeu* – Apolonia                 3-0
(Apolonia – Skënderbeu 2-1)
Kukësi* – Dinamo                            0-0
(Dinamo – Kukësi 0-2)
Tirana* – Luftëtari                           1-0
(Luftëtari – Tirana 1-4)
Laçi* – Bylis                                       3-0
(Bylis – Laçi 1-1)

Grupi B

Partizani – Beslidhja*                      1-1
(Beslidhja – Partizani 1-0)
Teuta* – Kastrioti                             3-1
(Kastrioti – Teuta 2-1)
Vllaznia* – Kamza                            6-0
(Kamza – Vllaznia 0-2)
Flamurtari* – Tërbuni                      2-0
(Tërbuni – Flamurtari 3-3)

Me * skuadrat që kualifikohen në çerekfinale

Në kllapa, ndeshjet e vajtjes