KRYEFAQJA » LAJME » BE:Të miratohet këtë verë reforma në drejtësi, ndryshe mbeteni larg BE-së
Jan Rudolph përfaqësues i BE-së në Tiranë

BE:Të miratohet këtë verë reforma në drejtësi, ndryshe mbeteni larg BE-së

Shumë i qartë ka ardhur sot mesazhi i Bashkimit Europian për atë që politika shqiptare duhet të bëje për miratimin brenda pak javësh të reformës thelbësore në sistemin e drejtësisë:

Jan Rudolph përfaqësues i BE-së në Tiranë u shpreh se është tejet e rëndësishme, e domosdoshme thelbësore madje që Shqipëria ta miratoje Reformën në Drejtësi në javët e ardhshme, sepse çdo gjë është gati, opinioni i Komisionit të Venecias është gati , çdo gjë është në tryezë.

Nëse nuk arrihet kjo, deri në verë, atëherë do të kemi ndoshta një situatë të vështirë, pasi kjo është një mundësi, një situatë që ekziston tani. Sepse psh, vitin që vjen do ketë zgjedhje në France, në Gjermani. BE ka një axhende shumë të zënë, çështje të cilat dalin ngahera, që do të thotë që kjo mundësi që ekziston sot të mos ekzistoje sërish në një kohë shumë të afërt. Prandaj është e rëndësishme që Reforma në Drejtësi të miratohet tani sepse ndoshta nuk do të humbasim thjesht një vit, por ndoshta disa vite.

Jan Rudolph Shefi i Sektorit Politik, Ekonomik dhe Informacionit në zyrën e BE-së -Tirane foli për ndikimin e Reformës në drejtësi edhe në zhvillimin social- ekonomik të vendit:

Reforma në Drejtësi dhe zbatimi i saj do të bëje që të ketë një klimë më të mirë për investimet, për biznesin vendas e të huaj, duke hapur kështu edhe shumë vende pune, duke krijuar kështu më shumë rritje ekonomike, më shumë mundësi për respektimin e të drejtave të secilit.

Këto deklarata, përfaqësuesi i BE-së , i bëri në Shkodër, gjatë prezantimit të projektit për fuqizimin ekonomik e social të komuniteteve rome e egjiptiane.