KRYEFAQJA » LAJME » Beteja Apple – FBI, ndërhyjnë izraelitët e Cellebrite
app store fbi cellebrite shooting

Beteja Apple – FBI, ndërhyjnë izraelitët e Cellebrite

Cellebrite, një kompani izraelite që meret me prodhimin e programeve të ndryshme enkas për celularë, është duke bashkëpunuar me FBI-në për të zhbllokuar telefonin e markës iPhone, të njërit prej vrasësve të San Bernardinos. Sipas burimeve të ndryshme izraelite, nëse Cellebrite ia del me sukses, atëherë FBI-së nuk do t’i duhet më ndihma e Apple. Por drejtues të Cellebrite, kanë refuzuar të bëjnë komentë në lidhje me këtë çështje.
Prej muajsh, Apple është në një betejë ligjore me FBI-në dhe Departamentin e Drejtesisë amerikane, për vendimin e gjykatës për të çaktivizuar iPhonin e vrasësit dhe të hetojë telefonin. Të dyja palët do të përballeshin në gjykatë të martën, por gjykatësi pranoi kërkesën e qeverisë për shtyerje të hetimeve kur prokurorët deklaruan se “një palë e tretë” po ndërhyn më një mënyrë alternativë për të hapur iPhonin. Zhvillimi i këtyre ngjarjeve mund të sjellë në këtë betejë ligjorë në një fund të paparashikuar, betejë e cila ka hapur gjithashtu dhe shumë debate në lidhje me privatësinë e të dhënave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.