KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Beteja për Mosulin
beteja-per-mosulin-284 persona ekzekutohen nga ISIS

Beteja për Mosulin

ISIS ka ekzekutuar 284 burra e fëmijë ndërkohë që forcat e koalicionit po afrohen në Mosul, sipas burimeve te inteligjencës irakiane. Personat e vrarë ditë më parë janë grumbulluar në qytet, për t’u përdorur si mburojë njerëzore kundër sulmeve që po detyrojnë luftëtarët e ISIS të dalin jashtë Mosulit. ISIS përdori një bulldozer për të futur trupat në një varr masiv në skenën e ekzekutimeve. Të gjithë viktimat u qëlluan dhe disa prej tyre ishin fëmijë. Kombet e Bashkuara më herët thanë se është një shqetësim serioz fakti që ISIS ka marrë 550 familje nga fshatrat në Mosul dhe po i përdorin ato si mburoje njerëzore ndërsa forcat kurde dhe irakiane po luftojnë grupin e terrorit për të kontrolluar qytetin e dytë më të madh të Irakut. 200 familje nga fshati Samala dhe 350 familje nga Najafia u detyruan të braktisnin shtëpitë, ndërkohë që militantët e ISIS sulmuan ndërtesat e sigurisë në Kirkuk, 175 km në juglindje të Mosulit.