KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Biden nuk do të garojë për zgjedhjet presidenciale të 2016-ës
Biden nuk do të garojë për zgjedhjet presidenciale të 2016-ës

Biden nuk do të garojë për zgjedhjet presidenciale të 2016-ës

Zëvendëspresidenti amerikan Xho Biden tha se nuk do kandidojë për zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, duke u dhënë kështu fund spekullimeve disa mujore nëse do të hynte në garën e Partisë Demokrate. Duke folur në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Bideni tha se dhimbja pas vdekjes në maj të djalit të tij “nuk do t’ia dijë për gjëra të tilla si afate, debate dhe zgjedhje paraprake”. “Besoj se tani nuk ka më kohë të mjaftueshme për fushatë të suksesshme për emërimin. Megjithëse nuk do të jem kandidat, do të flas fuqishëm për pozitën e partisë sonë dhe për drejtimin që duhet të marrim si vend”, tha zoti Biden që shoqërohej në podium nga bashkëshortja e tij Jill dhe Presidenti Barack Obama. Zevebndespresidenti 72 vjeçar vlerësoi Presidentin Obama, duke thënë se “ai e udhëhoqi vendin nga kriza në rimëkëmbje”. Zoti Biden, ka qenë senator për afro 30 vjet dhe ka kandiduar dy herë pa sukses për postin e Presidentit. Njoftimi i tij mudnë jetë pozitiv për kandidaten Hillary Clinton.