KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Biden për Trump: Politikat e kandidatit republikan janë të dëmshme
biden-trump

Biden për Trump: Politikat e kandidatit republikan janë të dëmshme

Zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Biden, ka thënë se politikat e kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, janë të dëmshme. “Një pjesë e retorikës që dëgjoj, tingëllon si e dizajnuar për të radikalizuar 1.4 miliard myslimanët e botës”, ka thënë Biden. Më 19 qershor, Trump ka shkuar përtej thirrjeve të tij të mëparshme për të ndaluar përkohësisht hyrjen e myslimanëve në SHBA. Në vend të kësaj, Trump ka thënë se SHBA duhet të bëjë profilin e myslimanëve që tashmë ndodhen në vend. Me politika të frikës dhe jotolerancës vihet në pikëpyetje statusi i Amerikës si demokracia më e madhe në historinë e botës, ka thënë Biden. Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen në nëntor.