KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Biden: SHBA do t’u dërgojë mesazh hakerave rusë
Biden: SHBA do t'u dërgojë mesazh hakerave rusë

Biden: SHBA do t’u dërgojë mesazh hakerave rusë

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do t’u “dërgojnë një mesazh” hakerëve rusë, të cilët akuzohen se po përpiqen të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit në SHBA. “E kemi kapacitetin dhe mesazhi do të dërgohet. Do të zgjedhim kohen e duhur që të ketë ndikimin sa me të madh”, tha numri 2 i Shtëpisë së Bardhë. Në mbështetje të deklaratave të tij, Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA), pohoi se po përgatit kundërpërgjigjen ndaj sulmeve kibernetike nga Rusia. Zyrtarët e inteligjencës amerikane thonë se presidenti amerikan Barack Obama, ka dhënë udhëzime për përgatitjet e duhura për kundersulmin kibernetik. Ky kundërsulm do të jetë i tillë që do ta turpërojë qeverinë në Kremlin, thanë zyrtarët e lartë, por nuk dhanë me tepër hollësi.