KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Biden: Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin kurrë ankesimin e Krimesë nga Rusia
Biden: Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin kurrë ankesimin e Krimesë nga Rusia

Biden: Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin kurrë ankesimin e Krimesë nga Rusia

Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Biden, tha para anëtarëve të Parlamentit të Ukrainës se “Rusia ka pushtuar territorin sovran ukrainas” në Krime dhe e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare duke e aneksuar ilegalisht këtë gadishull. Në fjalimin qe mbajti në Parlamentin e Ukrainës, zoti Biden tha se “gjithe bota po e sheh ” Ukrainën dhe “luftën e saj kundër agresionit të ashpër të Kremlinit”. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin kurre ankesimin e Krimesë nga Rusia dhe do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën kundër agresionit rus. Zyrtari i lartë amerikan u tha ligjvënësve ne Kiev se ata e kanë “detyrim ndaj atdheut të tyre qe t’i përgjigjen ndaj thirrjes së historisë” për ndërtimin e shtetit unik dhe të bashkuar demokratik. Kjo është vizita e katërt e zotit Biden në Kiev, që kur Moska aneksoi Krimenë, në mars 2014.