KRYEFAQJA » LAJME » Bie avioni me drogë. Prokuroria nis hetimet
avioni me droge, durres, bie, prokuroria e pergjithshme

Bie avioni me drogë. Prokuroria nis hetimet

Prokuroria për Krime të Rënda nis hetimet për trafik droge ndaj pilotit Italian Guido Andra Guidi 69 vjeç, i cili uli avionin në fushën e fshatit Gotull në Ishem të Durrës. Prokurororë të krimeve të rënda të shoqëruar nga oficerë të policisë gjyqësore, kanë kryer veprimet e para hetimore në vendin e uljes së avionit.

Mësohet se vendi ku është ulur avioni është kjo fushë reth 1500 metra e gjatë ku janë hedhur dyshime se është tokë e bërë enkas për ulje avionësh. Ekspertët në vendin e ngjarjes kanë konstatuar gjurmë të freskëta makine dhe zetori, çka kanë hedh dyshime se avioni mund të jetë ulur për tu ngarkuar me lëndë narkotike.

Kjo për faktin se zona ku është ulur avioni, rezulton një zonë e dyshimtë për ulje avionesh, informacion ky i dhënë edhe nga agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror. Dyshohet se piloti i avionit është kontraktuar nga rrjeti i fuqishëm i trafikut të drogës në zonën e Malësisë së Krujës. Për këto dyshime, dosja i ka kaluar për hetim Prokurorisë për Krime të Rënda.

Burimet thonë se piloti Italian ka dorëzuar vetëm një aparat celular, por që po kërkohet në vendin e uljes për ndonjë aparat tjetër telefonik, pasi dyshohet se ai mund ta ketë hedhur. Nga ana tjetër, zyrtarisht nga drejtoria e Aviacionit Civil, mësohet se piloti italian gjatë fluturimit nuk është pikasur nga radarët sekondarë të aeroportit të Rinasit.

Kjo pasi dyshohet se ai mund të ketë fikur transponderin, pajisjen që diktohet nga radatrët në fluturim. Dyshohet se nuk ka asnjë leje për fluturim brenda territorit shqiptar, çka shton dyshimet se avioni ka ardhur për t’u ngarkuar me lëndë narkotike. Edhe komunikim në momentin e rrëzimit verteton se piloti i avionit nuk e ka patur me kullën e vrojtimit në aeroportin e Rinasit. I pyetur për këtë fakt, piloti Italian është justifikuar me faktin se nuk ka pas mundësi komunikimi pasi problemet e motorrit i kanë shkaktuar edhe ndërprerje të elektronikës së avionit.