KRYEFAQJA » LAJME » Bie numri i birësimeve, preferohen më shumë djemtë
Bie numri i birësimeve, preferohen më shumë djemtë

Bie numri i birësimeve, preferohen më shumë djemtë

Ka lindur në maternitetin “Mbreteresha Geraldinë” dhe që ditët e para të jetës i është dashur të përballet me mungesën e dashurisë së nënës. 2 muaj ka qëndruar në shtëpinë provizore të foshnjave që braktisen të ngritur në këtë maternitet, dhe prej 5 muajsh banon në Shtëpinë e Foshnjës në Sauk. Kjo histori e dhimshme është e njejtë me atë të shumë fëmijëve të cilët braktisen nga nëna sapo ata lindin. Vogëlushi ka gjetur ngrohtësinë e kryekujdestares Panajota që me të mbërritur në Shtepinë e Foshnjes nuk ka hezituar ta bëji djalin e saj , duke e marrë në kujdestari të veçantë.

Psikologia në Komitetin e Biresimeve Ermira Naci shpjegon se në krahasim me një vit më parë numri i birësimeve ka rënë , ndërsa preferencat janë më shumë për djem dhe nën moshën 6 vjec.

Foshnjat e braktisura pothuajse në të gjitha rastet janë jashtë martese dhe nënat janë të moshave nga 15 deri në 40 vjec.