KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bie papunësia në BE dhe Eurozonë
ulet-papunesia-ne-eu-640x295

Bie papunësia në BE dhe Eurozonë

Papunësia në shtetet e BE-së që kanë euron valutë zyrtare ka rënë në nivelet më të ulëta prej korrikut të vitit 2011, njofton Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave dërguar mediave më 1 korrik, papunësia në majin e këtij viti në zonën e BE-së që përdor euron, ka qenë 10.1 % që është gati për 10 % më pak se sa në majin e vitit të kaluar. “Ky është niveli më i ulët i papunësisë i regjistruar në zonën e euros prej korrikut 2011”, thotë në njoftimin e sotëm, Eurostat. Papunësia ka shënuar rënie edhe në të gjithë Bashkimin Evropian. 8.6 % është shifra mesatare e papunësisë për muajin maj të këtij viti, derisa në majin e vitit 2015, papunësia mesatare e 28 shteteve anëtare të BE-së ka qenë 9.6 %. Shifra të tilla të papunësisë nuk janë shënuar në BE prej marsit të vitit 2009, thuhet më tej në njoftimin e Eurostatit.