KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bie sërisht çmimi i naftës në botë
Bie sërisht çmimi i naftës në botë

Bie sërisht çmimi i naftës në botë

Çmimi i naftës bruto Brent, ra të hënën në nivelin e 27,67 dollarëve për fuçi, më i ulti në 12 vitet e fundit. , Ndërkohë që nafta bruto amerikane ra në 28,36 dollarë për fuçi. Që nga fillimi i vitit çmimi i naftës ka rënë rreth 25 për qind. Rënia e çmimit të naftës erdhi ndërsa SHBA-ja dhe BE-ja kanë hequr sanksionet kundër Iranit. Teherani ka njoftuar, pak kohë më parë, planet për shtimin e eksportit të naftës bruto me 500 000 fuçi në ditë, ç’ka do të çojë më mbifurnizimin e tregjeve globale me këtë lloj produkti. Shtetet prodhuese të naftës kanë shprehur shqetësimin e tyre, pasi ulja e çmimit po çon në krijimin e defiçiteve. Disa shtete janë duke rishikuar buxhetet e tyre
Ndërkohë kjo situatë në tregun botëror, nuk ka reflektuar në tregun shqiptar të karburanteve. Ulja e çmimit është në nivele mjaftë të ulta, duke bërë që çmimi i karburanteve në Shqipëri të jetë ndër më të lartit në Europë.