KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bilanc i frikshëm i tërmetit në Ekuador
Bilanc i frikshëm i tërmetit në Ekuador

Bilanc i frikshëm i tërmetit në Ekuador

Ka shkuar në 413 numri i viktimave te shkaktuara nga termeti qe goditi Ekuadorin dy dite me pare. Komunitete te tera kane ngelur tashme pa shtepi, ndersa te mbijetuarit vajtojne per humbjen e te afermeve te tyre. Qeveria e Ekuadorit ka mobilizuar mijera forca policore dhe zjarrefikese ne zonat e prekura nga fatkeqesia natyrore, nderkohe qe 400 punonjes te shpetim kerkimit nga Amerika Latine dhe 83 specialiste nga Zvicra dhe Spanja i jane bashkuar operacioneve. Por ndersa vijon kerkimi per te mbijetuar, shtohet numri i viktimave. Në qytetin Pedernale, rreth 40 mije forca e kaluan diten e djeshme duke nxjerre trupa nga rrenojat. Sipas ministrit te brendshem ekuadorian Hose Serano, 169 trupa jane gjetur ne kete qytet, ndersa rreth 1035 persona po marrin ndihme mjekesore. Pas termetit 7.8 balle qe tronditi vendin mesnaten e se shtunes, ne rajonin e prekur u regjistruan edhe 300 lekundje te tjera sizmike. Ky termet mund te konsiderohet me shkaterruesi qe ka goditur Ekuadorin qe nga viti 1979, kohe ne te cilen nje termet me magnitude 7.7 balle shkaktoi vdekjen e te pakten 600 personave dhe plagosjen e me shume se 20 mije te tjereve.