KRYEFAQJA » LAJME » Bilanc tragjik i grushtit të shtetit në Turqi
Bilanc tragjik i grushtit të shtetit në Turqi
EPA/TOLGA BOZOGLU

Bilanc tragjik i grushtit të shtetit në Turqi

Presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe qeveria turke, kanë arritur të vendosin nën kontroll situatën në vend  pasi një grup ushtarakë tentuan të premten në mbrëmje një grusht shteti. Presidenti Erdogan e quajti ngjarjen “akt tradhëtie” dhe premtoi vendosjen para drejtësisë të autorëve. Ai tha se ushtria “ka nevojë për pastrim”. Ndërsa pritet të hidhet me shumë dritë rreth ngjarjeve, po konturohet bilanci i pasojave. Burime të besueshme flasin për të paktën 190 persona që kanë gjetur vdekjen, ndërsa mbi 1 mijë janë plagosur gjatë trazirave në qytete të ndryshme, por kryesisht në Ankara dhe Stamboll. Ndër viktimat mësohet se janë 41 oficerë policie, 47 civilë, 2 ushtarë, dhe 104 persona si pjesë e organizimit të grushit të shtetit. Sipas burimeve qeveritare mbi 1500 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ushtarakë, janë arrestuar ndërsa janë  marrë nën kontroll institucionet që u uzurpuar nga ushtarakët.