KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bilanci i atentatit në Bangkok, 22 të vdekur
Bilanci i atentatit në Bangkok, 22 të vdekur

Bilanci i atentatit në Bangkok, 22 të vdekur

Është rritur në 22 të vdekur dhe 123 të plagosur numri i viktimave të atentatit të së hënës në qendër të Bangkokut, kryeqyteti i Tajlandës. Nga 22 viktimat shtatë janë të huaj: dy malejzianë, dy tajvanezë, dy singaporas dhe një kinez nga Hong Kongu. Zona e atentatit është akoma e mbyllur për trafikun, policia po shikon një filmim që tregon një të dyshuar që braktis çantën e tij pak çaste para shpërthimit.