KRYEFAQJA » LAJME » Bilanci i OSHEE, treguesit e periudhës Janar-Mars

Bilanci i OSHEE, treguesit e periudhës Janar-Mars

Në një bashkëbisedim të hapur me gazetarët, administratori i operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike, Ardian Cela, bëri bilancin e treguesve kryesor të kompanisë në tremujorin e parë të vitit. Referuar të dhënave, në këtë periudhë janë ulur humbjet dhe janë rritur arketimet ndjeshëm. Administratori i oshee, foli edhe për akuzat e demokratëve për mbifaturime dhe borxhe të reja, të cilat sipas tij nuk qëndrojnë.

Administratori i Operatorit të shpërndarjes së Energjisë zgjodhi një bashkëbisedim të hapur me gazetarët për të publikuar bilancin e tre muajve të parë të OSHEE-së për këtë vit. Treguesit e operatorit sipas Ardian Celës janë përmirësuar ndjeshëm.

Akuzat e demokratëve për mbifaturime të energjisë elektrike, Cela i hedh poshtë përmes shifrave konkrete. (Ai thotë se në rang vendi kanë qënë rreth 38 mijë ankesa prej të cilave 17 mijë i përkasin viteve 2007-2013. Ndërkaq gjatë tre muajve të parë të vitit, 50 përqind më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.)

Zoti Cela iu përgjigj edhe akuzave të bëra nga partia demokratike, në lidhje me borxhin që pretendohet nga selia blu se ka krijuar kompania.

Operatori i shpërndarjes së energjisë parashikon 9.2 mld lekë investime për këtë vit, ndërkohë që i mbetet premtimit për të hequr faturimin afrofe në qershor.