KRYEFAQJA » LAJME » Bilardo: 5 aktivitete ndërkombëtare në Shqipëri

Bilardo: 5 aktivitete ndërkombëtare në Shqipëri

Për herë të parë në Shqipëri organizohen 5 aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare në sportin e Bilardos. Përveç tre aktiviteteve evropiane, zhvillohen edhe dy botërore me pjesëmarrjen e 1000 bilardistëve nga gjithë bota. Gri Lenders, presidenti i Federatës Evropiane të Bilardos e ka vlerësuar punën e bërë nga Federata jonë për organizimin e këtyre aktiviteteve.

Pas ceremonisë së hapjes, gjithçka po shkon mirë. Kjo është hera e parë që aktivitete të përmasave të tilla organizohen në Shqipëri. Hera e parë është gjithnjë e vështirë, por Federata Shqiptare është përshtatur shumë mirë me kërkesat tona. Unë kam qenë për herë të parë në Shqipëri në vitin 2004, dhe gjatë kësaj kohe shikoj se është bërë një punë e mirë në çdo drejtim nga ata. Bilardistët shqiptarë luajnë mirë, por ju duhet ende punë për të bërë që të arrijnë nivelin e konkurrentëve të tjerë. Kjo edhe sepse federatat e tjera janë shumë më të hershme në krijimin e tyre dhe kanë më shumë përvojë evropiane dhe botërore.

Shqipëria përfaqësohet me bilardistët e saj, në çdo kategori. Alban Paja, vetëm 12 vjeç, megjithëse e ka pjesëmarrjen e parë në një aktivitet ndërkombëtar, e ka nisur me fitore.

Që në ditët e para të aktivitetit, është vënë re niveli i lartë që po tregojnë bilardistët në ndeshjet e tyre.