KRYEFAQJA » LAJME » Bilardo, ndahen trofetë e para
bilardo-4

Bilardo, ndahen trofetë e para

Aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare të bilardos që po zhvillohen në Shqipëri, kanë hyrë tashmë në fazën interesante. Pas ndeshjeve të ditëve të para, janë ndarë kupat dhe medaljet për fituesit. E pranishme në ceremoni ka qenë edhe zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj.

Drejtori i Medias, Tomas Overbek, për televizionin shqiptar, tregon risitë e këtyre aktiviteteve të rëndësishme që po zhvillohen në vendin tonë. Këto aktivitete bilarbo, janë shumë të rëndësishme, sepse përveç kampionëve që do të dalin për çdo kategori, janë edhe kualifikuese për në Kampionatin botëror të të rriturve që zhvillohet në Kinë. Do të vijnë stekat më të mira nga Evropa, Amerika e kontinente të tjera. Në bashkëpunim me disa kompani, kemi bërë të mundur që të gjitha ndeshjet e këtyre 5 aktiviteteve të ndiqen drejtpërdrejt në faqet zyrtare. Çdo ditë, në orët e mbrëmjes hidhen të dhënat e të gjitha ndeshjeve që kanë përfunduar.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe e them me siguri se është një vend interesant dhe shumë i bukur. I përgëzoj të gjithë për organizimin perfekt që i kanë bërë këtyre aktiviteteve.”
Presidenti i Federatës Shqiptare të Bilardos, Edmond Loku çmon faktin se për herë të parë, Shqipërisë i besohet organizimi i 5 aktiviteteve ndërkombëtare.
Në Shqipëri do të vijnë më shumë se 1 000 bilardistë nga Evropa, Amerika, për të marrë pjesë në këto 5 aktivitete.