KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Bimët aromatike mjeksore në krye të eksporteve shqiptare
Bimët aromatike mjeksore në krye të eksporteve shqiptare

Bimët aromatike mjeksore në krye të eksporteve shqiptare

Bimët aromatike mjeksore përbëjnë sektorin pararojë të eksporteve shqiptare. Ky është vlerësimi i ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti në Kongresin Kombëtar të Industrisë së Bimëve Aromatike dhe Mjeksore, që zhvilloi punimet të enjten në Tiranë. Sipas zotit Panariti sherebela “Made in Albania” zotëron një pjesë të rëndësishme të tregut amerikan dhe sfida është zgjerimi i këtyre eksporteve. “Shqipëria mbulon 70 përqind të nevojave të tregut Amerikan për sherebelë. Ndërsa bimët mjekësore shqiptare furnizojnë gjithashtu tregjet franceze, gjermane dhe italiane” tha ministri.
Duke ju referuar cilësisë së prodhimeve bujqësore me të cilat Shqipëria sot konkuron në tregun e eksporteve, ministri Panariti tha se “duhet të çertifikojmë bimët tona si endemike, si marka autentike shqiptare”. Duke ju referuar shqetësimeve të kohëve të fundit lidhur me kontrollin, sigurinë dhe cilësisë e disa prodhimeve bujqësore, zoti Panariti premtoi se “analizat për ndotësit do të kryhen periodikisht dhe sistematikisht, me qëllim garantimin e cilësisë së këtyre produkteve”.