KRYEFAQJA » LAJME » BIRN: Njësitë e pushtetit vendor mungesë transparence ndaj publikut
BIRN: Njësitë e pushtetit vendor mungesë transparence ndaj publikut

BIRN: Njësitë e pushtetit vendor mungesë transparence ndaj publikut

Ndonëse transparenca ndaj publikut renditet mes detyrimeve ligjore të njësive vendore, këto të fundit nuk arrijnë ta përmbushin më shumë se në masën prej 43 %. Arsyet e kësaj performance, që evidentohet në raportin monitorues publikuar nga BIRN, një projekt i financuar nga Lëviz Albania, për komisionerin e të drejtës për informim Besnik Dervishi , shtrihen nga mosnjohja e ligjit për informim publik e deri tek mungesa e dëshirës për ta zbatuar atë.

Ndryshimi i këtij realiteti sipas Dervishit duhet nisur me ndryshimin e mentalitetit ekzistues.

Studimi evidenton si një prej faktorëve ndikues në këtë nivel të ulët transparence të 61 bashkive të vendit diçka pak të imagjinueshme për ditët e sotme.

Studimi që mati nivelin e transparencës së pushtetit vendor duke iu referuar 50 indikatorëve të indentifikuar si detyrime ligjore të bashkive , evidenton se niveli i transparencës ulët ndjeshëm kur bëhet fjalë për menaxhimin e pjesës financiare të bashkisë.