KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bisedimet për daljen e Britanisë nga BE, jo para 2017

Bisedimet për daljen e Britanisë nga BE, jo para 2017

Bisedimet thelbësore për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian nuk ka mundesi të ndodhin para fundit të vitit 2017, deklaroi ish-presidenti i Këshillit Evropian. Në një inetrvistë për rrjetin britanik BBC, Herman Van Rompuy e cilësoi vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të dale nag blloku evropian si “gjymtim politik”. Ai tha se negociatat kanë pak gjasa te ndodhin derisa të formohet Qeveria e re e Gjermanisë, pas zgjedhjeve të shtatorit të ardhshëm. Bisedimet do të jenë të vështira, por shpresoj se do të sjellin përfitim të ndërsjellë, tha ai. Britania vendosi të dalë nga blloku permes një referendumu të mbajtur më 23 qershor.