KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bisedimet për Sirinë, me apo pa Asadin, kjo është çështja!
Bisedimet për Sirinë, me apo pa Asadin, kjo është çështja!

Bisedimet për Sirinë, me apo pa Asadin, kjo është çështja!

Nisën në Gjenevë bisedimet e paqes për Sirinë, të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkaura, ndërmjet regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe përfaqësuesve të grupimeve opozitare. Bisedimet kanë për qëllim realizimin e një armëpushimi të qëndrueshëm ndërmjet forcave qeveritare dhe luftëtarëve të opozitës. Militantët e Al-Qaedas dhe të Shtetit Islamik nuk janë të përfshirë në marrëveshjen për armëpushim dhe nuk përfaqësohen në bisedimet e Gjenevës. I dërguari i Kombeve të Bashkuara për bisedimet e paqes, Stefan de Mistura parashikoi se bisedimet mund te zgjasin rreth një javë. Rusia i ka bërë thirrje De Misturas te përfshijë në bisedime edhe kurdët e Sirisë. Opozita siriane kërkon të krijohet një qeveri tranzicioni, por pa Asadin, kurse përfaqesuesit e qeverisë thonë se kërkesa për largimin e  Asadit do të ndikonte në prishjen e negociatave.