KRYEFAQJA » LAJME » Bixhozi: 7 në 100 çifte divorcohen
Bixhozi: 7 në 100 çifte divorcohen

Bixhozi: 7 në 100 çifte divorcohen

Bixhozi çon në divorc  7 ndër 100 çifte. Të dhënat i përkasin gjykatës së Tiranës, ku një numër më i madh çiftesh e deklarojnë përfshirjen në bixhoz si shkatërrimtare për jetën familjare. Psikologia ligjore Valbona Treska, thotë se dëmet ekonomike llogariten në shifra të mëdha, si shitje apartamentesh, pagesa qerash për vite të tëra dhe hua të marra me mashtrime. Ndërsa mëkatet e bixhozit deri para pak vitesh i atribouheshin vetëm meshkujve, psikologia Treska thotë se po shtohen zgjidhjet e martesave nga burrat që kanë bashkëshortet e përfshira në bixhoz.  Ky fenomen po ndikon shumë edhe në jetët e fëmijëve.