KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Bizneset Shqipëri-Kosovë, promovojnë veprimtaritë tregtare

Bizneset Shqipëri-Kosovë, promovojnë veprimtaritë tregtare

Kjo fundjavë ka mbledhur në Sarandë rreth 60 biznese nga Shqipëria dhe Kosova për të promovuar tregtinë dhe turizmin. Ky aktivitet organizohet në kuadër të axhendës së përbashkët mes dy qeverive me qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri. Sipërmarrësit nga Kosova dhe Shqipëria përveç nënshkrimit të kontratave të bashkëpunimit, pritet të gjejnë mbështetjen e ministrive respektive në planin e përthithjes së investimeve të huaja të përbashkëta veçanërisht për produktet turistike. Gjatë qëndrimit në Sarandë biznesmenët nga Kosova do të do të vizitojnë ndër të tjera qëndren e perpunimit të midhjes në Manastir afër Butrintit, impiantët e rritjes së peshkut në Ksamil, plantacionet e agrumeve në Xarrë e Mursi dhe disa kompani prodhuese dhe tregtare.