KRYEFAQJA » LAJME » Bizneset të shqetësuara për largimin e investitorit

Bizneset të shqetësuara për largimin e investitorit

Për Dhomën Amerikane të Tregtisë tërheqja e kompanisë “Omnix Albania” nga Shqipëria dhe largimi i biznesmenit libanez, Fadi Mitri, pas dhunës fizike të ushtruar ndaj tij disa ditë më parë, është një ngjarje që do të ketë impakt negativ më shumë se 450 milionë dollarë që sipërmarrësi kishte menduar të investonte. Sipas saj ka ardhur momenti që qeveria të ndërhyje lidhur me çështjet e pronësisë, të cilat janë kthyer në shumë raste problem për investitorët. Edhe biznesi vendas është në të njëjtën linjë shqetësimi. Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë thotë se qeveria duhet të jetë e kujdesshme edhe në përzgjedhjen e investitorëve. Ndërsa kreu i LSI Ilir Meta në Shkodër, kërkoi nga autoritetet dënimin maksimal për autorët që dhunuan 11 ditë më parë biznesmenin Fadi Mitri.