KRYEFAQJA » LAJME » Biznesi fason kërkon kualifikim të punonjësve
made in albania, caterina firenze, kepuce, edi rama, fason, berat, fabrike prodhimi

Biznesi fason kërkon kualifikim të punonjësve

Politikat fiskale të qeverisë i krijuan mundësi firmës së prodhimit të këpucëse “Mito” në Berat, që bredna 11 muajve të parë të përfitoje 1 mije metra katrorë me qera, 1 euro për meter si dhe të investojë rreth 300 mijë euro për makineritë e reja. Sipërmarrësi i tha kryeministrit Edi Rama, se prodhimi i tij po njejh rritje për shkak edhe të mbështetjes që po i jepet pordhimit, me zerimin e TVSH-së për paisjet.

Por i njejti shqetësimi, si për çdo investitor, mbetet mungesa e fuqisë së kualifikuar të punës. Ai synon që në bashkëpunim me ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, të ngrenë një shkollë për përgtitjen e teknikeve dhe modeliste për këpucë dhe për veshje.

Mito” ka dale në tregjet botërore me markën “Caterina Firenze”, duke qënë i pranishëm në tregun europian, amerikan dhe aziatik, me kapacitet 2500 palë këpucë në ditë.