KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Biznesi i riciklimeve kërkon ndihmë nga qeveria

Biznesi i riciklimeve kërkon ndihmë nga qeveria

Në Shqipëri përfaqësues të biznesit të riciklimeve po kërkojnë nga qeveria ndihmë për të mbështetur këtë industri. Gjatë një takimi në Tiranë kreu i shoqatës shqiptare të riciklimit Bardhyl Baltza, tha se kjo industri përmban potenciale që mund të ndikojnë në një rritje ekonomike të qëndrueshm. Sipas tij industria e riciklimit në Shqipëri numëron 60 ndërmarrje që kanë investuar rreth 200 mln euro dhe ku janë punësuar rreth 3000 punonjës. Ecuria dhe zhvillimi i kësaj dege po cënohet nga mungesa e lëndëve të para dhe mospërshtatje e legjislacionit shqiptar me atë të vendeve të BE.
Ministri i mirëqënies sociale dhe rinisë Blendi Klosi deklaroi në mënyrë kategorike se qeveria aktuale është kundër importit të plehrave si lëndë e parë. Ai tha se ajo po përgatit një paketë të pastër e cila do të diskutohet edhe me bizneset e interesuara.