KRYEFAQJA » LAJME » BKH: Qeveria miraton projektligjin
BKH: Qeveria miraton projektligjin

BKH: Qeveria miraton projektligjin

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria miratoi projektligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit. Kjo Byro ka një rëndësi të madhe për luftën kundër kimit dhe korrupsionit në vend. Ky vendim i qeverisë pritet t’i kalojë për diskutim komisioneve parlamentare dhe më pas do të kalojë në Kuvend.

“Në mbledhjen e sotme u miratuan ndryshimet për Policinë e Shtetit. Kreu i Byrosë do të emërohet nga ministri i Brendshëm, ndërsa kryeprokurori duhet të japë pëlqimin e tij për kreun e BKH-së. Hetimet do të jenë nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Tashmë projektligji do të ndjekë rrugën parlamentare. Bërthama e Byrosë mbetet aty ku duhet të jetë. Është miratuar drafti i SHBA-së me mbështetjen e ODAT-it”, tha për mediat ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.

Ngritja e kësaj Byroje ka edhe mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë ku një vend të rëndësishëm ka Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI), që do të ndihmojë autoritetet shqiptare në funksionimin e këtij institucioni të ri.