KRYEFAQJA » LAJME » Blatter dhe Platini përjashtohen për tetë vjet nga futbolli
Blatter dhe Platini përjashtohen për tetë vjet nga futbolli

Blatter dhe Platini përjashtohen për tetë vjet nga futbolli

Në Zyrih të Zvicrës, Komiteti Etik i FIFA-s ka përjashtuar për tetë vjet nga futbolli Joseph Blater dhe Michel Platini, fajtorë për korrupsion. Ky përjashtim ka efekt të menjëhershëm. Hetimi, kujtojmë, kërkoi të hidhte dritë mbi derdhjen e dy milionë frangave zvicerane në vitin 2011 nga presidenti i FIFA-s te presidenti i UEFA-s, për këshillat e dhëna nga ish-futbollisti francez për FIFA-n nga viti 1998 deri në vitin 2002.

Komiteti Etik mendon se 79-vjeçari zviceran ka autorizuar një pagesë që “nuk kishte asnjë bazë ligjore në marrëveshjen e nënshkruar nga dy palët me 25 gusht 1999. As në deklaratën e tij të shkruar as në dëshminë e tij gjatë marrjes në pyetje, Blatter qe në gjendje të tregojë të qënurit e bazave ligjore për këtë pagesë. Pohimi i tij për një marrëveshje me gojë nuk ishte e besueshme dhe u hodh poshtë”. Platini, 60 vjeç, nuk mund të kandidojë për president të FIFA-s.