KRYEFAQJA » LAJME » Blatter përballë Komitetit Etik të FIFA-s
Blatter përballë Komitetit Etik të FIFA-s

Blatter përballë Komitetit Etik të FIFA-s

Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, arriti sot në mëngjes në selinë e Federatës Botërore të Futbollit, në Zyrih të Zvicrës, për t’u marrë në pyetje nga gjyqtarët e Komitetit Etik të FIFA-s. Numri një i futbollit botëror, i shoqëruar nga avokati i tij, zvicerani Lorenz Erni, duhet të përgjigjet për ato dy milionë franga zvicerane të derdhura në llogarinë e presidentit të UEFA-s, Michel Platini, për këshillat që ka dhënë për FIFA-n nga vitit 1999 deri në vitin 2002.

Blatter dhe Platini janë pezulluar për 90 ditë dhe rrezikojnë një skualifikim të gjatë, ose përjashtimin nga bota e futbollit. Për Blatter është edhe një çështje tjetër e hapur, ajo që lidhet me shitjen e të drejtave televizive për botërorët 2010 dhe 2014.

Nesër është në program marrja në pyetje për Platini, por ish-ylli francez dhe avokatët e tij nuk do të paraqiten përpara gjykatësve të Komitetit Etik, të cilët janë të sigurtë se vendimi është i shkruar dhe “për të shprehur keqardhje të thellë për mënyrën e veprimit që Platini e quan thjesht politik, për të ia hequr mundësinë për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s”.