KRYEFAQJA » LAJME » Blendi Klosi në Berat me nxënës të shkollave profesionale
blendi klosi berat shkolla profesionale

Blendi Klosi në Berat me nxënës të shkollave profesionale

Orientimi i të rinjve drejt arsimit profesional, si një nga të vetmet mundësi për të hyrë denjësisht në tregun e punës, është qëllimi i fushatës së ndërmare prej ministrisë së Mirqenies Sociale në të Gjithë vendin. Në “Ditën e Dyerëve të Hapura” Ministri Blendi Klosi ishte në Berat me nxënësit dhe mësuesit e Shkollës së Mesme Profesionale të Ekonomisë dhe Turizmit “Kristo Isak”. Klosi tha se mungesa e mjekëve, inxhinierëve, e profesioneve të ndryshme, të industrisë së mesme dhe e vogël të Beratit por edhe në të gjithë Shqipërinë, lidhet ngushtë me domosdoshmërinë e forcimit të shkollave profesionale.

Interesi që kanë nxënësit e kësaj shkollë për profesionin e tyre të ardhshëm duket qartë.

Shkolla e Mesme Profesionale e Ekonomisë dhe Turizmit “Kristo Isak” dhe Shkolla e Mesme Mekanike e Teknike “Stiljano Bandilli”, në Berat janë shkolla të binjakëzuara më projektet e BE-së, dhe në të ardhmen premtoi Ministri klosi,ato do të kthehen në shkolla “exselence” dhe diplomat e tyre do të jenë të ekuivalentuara.