KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bler: “Bota është një vend më i mirë falë luftës në Irak”
toni bler, lufta ne irak, bota, vend me i mire

Bler: “Bota është një vend më i mirë falë luftës në Irak”

Toni Bler u shpreh sot se bota do të ishte në një pozicion më të keq nëse ai nuk do të kishte marrë vendimin për të pushtuar Irakun. Në një intervistë për BBC, ish-kryeministri Britanik tha se pavaresisht “pasojave të tmerrshme”, rrëzimi i Sadam Husein nga pushteti, shmangu më të keqen për rajonin. Ndoshta do kishte qënë më mirë nëse do të sfidonte raportet e agjencisë të inteligjencës që i ishin paraqitur, por ai kishte besim tek ato raporte. “Nuk është se thjesht doja t’i besoja. U besoja dhe një nga arsyet ishte fakti se Sadam Husein kishte përdorur armë kundër popullit të vet”, u shpreh Bler. Raporti i publikuar dje nga hetuesit britanikë për luftën e irakut, tregon që ish-kryeministri britanik e kishte mbivlerësuar kërcënimin që paraqiste Husein, ndërsa kishte dërguar trupa jo të përgatitura mire në betejë. Në intervistën për BBC, Bler mbrojti zotimin në një memo të vitit 2001 përmes të cilës i kishte premtuar ish presidentit Amerikan Bush se do ishte më të çfarëdo të ndodhte. “Ne po u garantonin SHBAve një angazhim shumë të qarte se do te ishim me ta në përballimin e kësaj çështjeje”, tha Bler.