KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bler: Luftë me trupa tokësore Shtetit Islamik
Tony Blair

Bler: Luftë me trupa tokësore Shtetit Islamik

Ish –kryeministri britanik Toni Bler deklaroi se ndaj Shtetit Islamik nuk mund të ketë fitore nëse nuk zhvillohet luftë e vërtetë kundër xhihadistëve me trupa tokësore. Ish-udhëhëqësi i laburistëve bëri thirrje për pjesëmarrje më serioze të ushtrisë në konflikt, duke shtuar se me grupin terrorist, asgjë nuk ka përfunduar dhe se ai ka shumë mundesi të sulmojë edhe brenda territorit britanik. “Nuk ka mënyrë për fitore ndaj atyre njerëzve nëse nuk zhvillohen luftime në tokë. Sulmet ajrore nuk do ta mundin Shtetin Islamik, duhet të përballemi me të në tokë. Forcat e Armatosura të Amerikës, të Britanisë së Madhe, të Francës dhe shteteve të tjera të mëdha, kanë përvojë e mundësi që të përballen me xhihadistët. Duhet të vendosim se cili është qëllimi ynë. A kemi si qëllim ta mundim armikun? Përgjigja ime eshte po”, theksoi Bler.