KRYEFAQJA » LAJME » Bler për pushime në Dhërmi tek Rama
Bler për pushime në Dhërmi tek Rama

Bler për pushime në Dhërmi tek Rama

Kryeministri socialist Edi Rama ka publikuar të premten në mesditë një foto me ish kryeministrin britanik Toni Bler. Fotoja është bërë në ambientet e vilës qeveritare në Dhërmi, ku zoti Bler ka qenë mik i zotit Rama. Nuk ka informacione të tjera rreth kësaj vizite.
Miqësia midis tyre nis vite më parë, kur PS e zotit Rama ishte në opozitë. Zoti Rama e ka konsideruar mikun e tij si njeriun që ka reformuar të majtën europiane. Pas fitores së koalicionit të majtë në qershor të vitit 2013, ish kryeministri britanik u bë këshilltari kryesor i qeverisë Rama. Ai vizitoi në tetor të atij viti Tiranën ku drejtori edhe një mbledhje të qeverisë. Së fundi ish-kryeministri britanik Toni Bler, ishte pranë të majtës shqiptare përmes një videomesazhi në Kongresin e Partisë Socialiste. Ai tha se lidershipi i Edi Ramës e bën të ndihet optimist për të ardhmen e Shqipërisë. “Do zgjidhja Shqipërinë si një vend ku mund të ndihem optimisit për të ardhmen, lidershipi ka rëndësi dhe ai i Edi Ramës po i jep një shtysë të rëndësishme për këtë optimizëm. Shqipëria ka sfida të mëdha, po me politika të qarta dhe pragmatike, po ndodhin dy gjëra të rëndësishme, e para progres hap pas hapi në të gjitha drejtimet, e dyta nga statusi i vendit kandidat tani Shqipëria mund të shohë përpara për një të ardhme brenda familjes së madhe evropiane. Ne duam të shohim Shqipërinë në BE” tha ndër të tjera në videomesazhin e tij drejtuar socialistëve në kongres ish kryeministri britanik Toni Bler.