KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Blerjet “On Line”, kufiri pritet të ulet nga 150 në 45 euro
Kujdes nga blerjet "on line", çdo mall mbi 22 euro taksohet

Blerjet “On Line”, kufiri pritet të ulet nga 150 në 45 euro

Ministri shqiptare e Financave pritet të uli kufirin e taksave doganore për mallrat që hyjnë në Shqipëri nëpërmjet blerjeve “on line”, njofton ATSH. Duke ju referuar burimeve brenda kësaj ministrie, ATSH bën të ditur se është gati nisma e re që parashikon taksë doganore për të gjitha blerjet mbi 45 euro. Sipas saj ky është dhe kufiri i lejuar i vendeve të Bashkimit Europian.
Dy vjet më parë, një vit pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama, Ministria e Financave e drejtuar nga Shkëlqim Cani, rriti kufirit të shpenzimeve për blerjet “online”, nga 10.000 lekë në 20.000 lekë. Në të kohë u vlerësua se ky vendim do t’i sjellë arkës së shtetit një efekt negativ prej afro 30 milionë lekësh,  rreth 300 mijë dollarë në vit.
Por duket se kohët kanë ndryshuar. Blerjet “On line” nga minimale disa vjet më parë u rritën ndjeshëm deri në vitin 2014, për të shënuar më pas sërish rënie. Sipas statistikave nga 57 mijë pako në vitin 2010, ato kanë arritur në 224 mijë paketa në vitin 2014. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, dërgesat e pranuara (kolipostat) e ardhura në Shqipëri në tremujorin e tretë të vitit 2015 (periudhë kur blerjen online arrijnë zakonisht kulmin) kanë rënë me rreth 60 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Burime nga kompanitë postare thonë se është vënë re një rënieve e blerjeve “on line” për shkak të krizës së konsumit. Lajmi duket se nuk është pritur mirë nga konsumatorët shqiptarë të cilët nëpërmjet blerjeve “On line” thonë se sigurojnë mallra me të mirë dhe më të lirë se ata në tregun shqiptar. Kryesisht bëhet fjalë për veshje, këpucë, paisje elektronike etj.