KRYEFAQJA » LAJME » “Bleta e Artë 2015”, Rama: “Të mbështesim sipërmarrjen”
"Bleta e Artë 2015", Rama: "Të mbështesim sipërmarrjen"

“Bleta e Artë 2015”, Rama: “Të mbështesim sipërmarrjen”

Për të tretin vit radhazi, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes shpërndau çmimet “Bleta e Artë” për bizneset më të spikatura të vitit 2015. 12 të përzgjedhurit ishin në shumicë përfaqësues të biznesit privat, por si administratët më të mirë u shpallën drejtoresha e QSUT dhe kreu i OSHEE-së.
Kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi cermoninë jo vetëm për promovimin e biznesit privat, por edhe reformave që nga ka ndërmarrë qeveria e tij. “Kemi vetëm një zgjedhje: të mbështetemi sa më fortë tek sipërmarrja, ta ngremë sa më lartë vlerën që krijon sipërmarrja, t’i vendosim sipërmarrësit në të njëjtin piedestal që shoqëritë tona vendosin sportistët, këngëtarët, këtu në Shqipëri edhe politikanët” tha zoti Rama.
Ai u ndal në sjelljen e zytarëve të shtetit në raport me biznesin që sipas tij ka ndryshuar ndjeshëm. “Nuk kanë kaluar shumë vite, drejtorët e tatimeve i mblidhnin paratë e biznesit në kuti këpucësh poshtë tavolinës në zyrë. Ata që qeshin i kanë parë kutitë e këpucëve, apo deri në dy vite e gjysmë më parë drejtorët ishin komandantë operacioneve ndëshkimore që lëshoheshin magazinë në magazinë për të mbledhur paratë. Nuk është pak progres që sot këto realitete të zymta që e shoqëruan sipërmarrjen për vite të tëra duken si ëndrra të këqija” tha zoti Rama. Ai e konsideroi të papranueshme faktin që shumica kërkojnë të angazhohen në punë në administratën shtetërore dhe jo në privat, situatë e cila vjen për shkak të kulturës 25-vjeçare të mbrujtur në Shqipëri.