KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » “Euro 2016”, “Blick” edhe në shqip

“Euro 2016”, “Blick” edhe në shqip

E përditshmja zvicerane “Blick” ka bërë të ditur se deri në ditën e ndeshjes Shqipëri-Zvicër, do të ofrojë informacione për kombëtaren shqiptare edhe në gjuhën shqipe. “Të nderuar motra dhe vëllezër nga Zvicra, gjatë tanë javës së ardhshme gazeta “Blick” ju informon në gjuhën shqipe. Ngjarjet më aktuale të Kombëtares shqiptare, çdo ditë në gjuhën e juaj”, shkruan në faqen e parë gazeta. Gjatë kohëve të fundit, duke parë interesin e tifozëve shqiptarë, mediat zvicerane thuajse kanë kaluar në plan të dytë përfaqësuesen e tyre, për të publikuar e postuar në faqet e tyre të internetit me vazhdimësi intervista apo informacione rreth kuqezinjve të De Biazit. Përveç kësaj, gjatë ditës së djeshme u raportua se në Zvicër janë duke u shitur vetëm fanella të shqiptarëve. “Më shumë po shesim fanella të shqiptarëve se ato të Zvicrës”, kishte thënë një nga shitësit.